Allen takohet me Kurtin: Kosova i përket BE-së e NATO-s, të zbatohen të gjitha marrëveshjet me Serbinë - NACIONALE

Allen takohet me Kurtin: Kosova i përket BE-së e NATO-s, të zbatohen të gjitha marrëveshjet me Serbinë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Nënsekretarja amerikane e Shtetit për Diplomaci Publike, Elizabeth Allen ka shkruar pas takimit që pati me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Allen në rrjetin social “X” ka thënë se pati “diskutim të thellë” me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Ajo ka thënë se Kosova nën pjesë në NATO dhe BE, teksa ka kërkuar zbatimin e plotë të marrëveshjeve.

“Vlerësoi diskutimin gjithëpërfshirës me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. Kosova bën pjesë në BE dhe në NATO. Ne kërkojmë zbatimin e plotë të të gjitha marrëveshjeve që kanë bërë Kosova dhe Serbia në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja.” – ka shkruar ajo.

Allen gjatë ditës u takua edhe me presidenten, Vjosa Osmani.

Lajme të ngjashme