Aliu tregon se ligji i ri ka rritur shumat e gjobave për kundërvajtje në trafik - NACIONALE

Aliu tregon se ligji i ri ka rritur shumat e gjobave për kundërvajtje në trafik

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kuvendi i Kosovës dje ka miratuar në lexim të dytë Projektligjin për Rregullat e Trafikut Rrugor.

Ministri i Infrastrukturës, Libunr Aliu, ka dhënë disa detaje për këtë ligj.

Në profilin e tij në “Facebook”, Aliu ka treguar se ligji përcaktohen rregullat bazë të sjelljes së pjesëmarrësve dhe subjekteve tjera në trafikun rrugor.

Ai ka treguar se ndryshimet e bëra kanë qenë domosdoshmëri.

“Në Kuvendin e Republikës, me 61 vota PËR, kaluam Shqyrtimin e dytë të Projektligjit nr.08/L-186 për Rregullat e Trafikut Rrugor. ✅🚸 Nëpërmjet këtij ligji përcaktohen rregullat bazë të sjelljes së pjesëmarrësve dhe subjekteve tjera në trafikun rrugor dhe meqenëse Ligji Aktual ka zbraztësira ligjore si në aspektin e harmonizimit me AQUIS të BE-së, si në ato të Konventave Ndërkombëtare, si Konventa e Gjenevës (1945) dhe Vjenës (1968) për Trafikun Rrugor, në mungesë të anëtarësimit në këto dy Koventa, në vijim janë paraqitur ndryshimet e domosdoshme nëpërmjet këtij Projektligji”, ka shkruar Aliu.

Ai ka treguar se më këtë ligj janë rritur edhe shumat e gjobave në trafik.

Lajme të ngjashme