Aliu: Jemi vendi më i varfër, pagat është dashur të rriten për 40 për qind - NACIONALE

Aliu: Jemi vendi më i varfër, pagat është dashur të rriten për 40 për qind

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Njohësi i çështjeve ekonomike, Florin Aliu, ka bërë me dije se Kosova është vendi më i varfër në Evropë, nëse merret për bazë të ardhurat për kokë banori.

Ai ka deklaruar se qeveria është dashur të reagoi ndaj rritjes se çmimeve, duke i rritur pagat.

Në një intervistë për “Interaktiv”, ai ka thënë se pagat është dashur të rriten për 40 për qind.

“Jemi vendi më i varfër në bazë të ardhurave për kokë banori. Ka varfëri e papunësi më të madhe. Qeveria ka mundur t’i rrisë pagat. Pagat është dashur të rriten për 40 për qind pa asnjë diskutim. Po të ishte nevoja do të duhej rritur edhe borxhi publik”, ka thënë ai, duke shtuar se pagat do të rrinin motivin për punë.

Duke e komentuar rritjen ekonomike prej 3 për qind, ai ka thënë se me këtë rritje nuk ulet papunësia.

“Me këtë ritëm të rritjes ekonomike prej 3 për qind, jo vetëm në Kosovë por edhe vendet tjera të Ballkanit Perëndimor, nuk ulet papunësia. Hyrjet në tregun e punës janë shumë më të mëdha sesa gjeneron rritja ekonomike”, është shprehur ai.

Lajme të ngjashme