Alis i Shqipërisë përformon në Eurovision, BBC: Emocionuese - NACIONALE

Alis i Shqipërisë përformon në Eurovision, BBC: Emocionuese

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Finalja e madhe e Eurovisionit ka nisur dhe Shqipëria u ngjit e pesta në skenë me një performancë që tërhoqi vëmendjen e mediave ndërkombëtare.

BBC i ka kushtuar një artikull pozitiv paraqitjes së artistit shqiptar, duke e cilësuar atë si mjaft emocionuese.

“Pas baladës prekëse të Alisit, Nân, qëndron një histori personale për një nënë që pret te dera kthimin e fëmijës së saj në shtëpi. Kjo është një histori e njohur për shumë familje shqiptare, pasi pas rënies së komunizmit në vitin 1991, afro 40% e popullsisë ka emigruar”, shkruan BBC.

Lajme të ngjashme