Ali Ahmeti: Mbështes tërësisht iniciativën e kryeministrit Rama në Asamblenë Parlamentare në KiE - NACIONALE

Ali Ahmeti: Mbështes tërësisht iniciativën e kryeministrit Rama në Asamblenë Parlamentare në KiE

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se e mbështet iniciatvën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës për rishikimin e Rezolutës 1782 (të miratuar në vitin 2011) për raportin e Dick Marty, për t'i shpallur të pabazuara akuzat e tij për trafikim të organeve njerëzore gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Statusi i plotë:

Mbështes tërësisht iniciativën e Kryeministrit Edi Rama në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës për ndryshimin e Rezolutës së padrejtë dhe të pasaktë 1782 të vitit 2011.

Rezoluta skandaloze u miratua si rezultat i propagandës ruso-serbe me lajme të rreme, të cilat nuk u vërtetuan asnjëherë dhe dëmtuan rëndë sakrificën tonë kombëtare për liri, pavarësi, demokraci dhe barazi.

Ftoj të gjithë kolegët, veprimtarët, patriotët, intelektualët, politikanët, gazetarët, opinionistët, shoqërinë civile dhe qytetarët t’i bashkangjiten thirrjeve për ndryshim të Rezolutës dhe përmirësimin e padrejtësisë ndaj kombit shqiptar.

UÇK-ja është forcë çlirimtare e cila kishte përkrahjen e botës perendimore, njejtë sikur sot populli liridashës Ukrainas.

Liria ka emër - UÇK!

Lajme të ngjashme