Ali Ahmeti dorëzohet pas ultimatumit të bashkëpartiakëve të tij: E rikonstrukton partinë - NACIONALE

Ali Ahmeti dorëzohet pas ultimatumit të bashkëpartiakëve të tij: E rikonstrukton partinë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ai Ahmeti, ka udhëhequr sot mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të partisë së tij, ku është bërë rikonstruktimi i partisë.

Në këtë mbledhje u emërua sekretari i përgjithshëm, sekretari organizativ dhe nënkryetarët e partisë.

Nënkryetarë u zgjodhën Izet Mexhiti, Bajram Rexhepi, Arbër Ademi dhe Arbana Pasholli.

Sekretar i përgjithshëm u zgjodh Faton Ahmeti, sekretar organizativ Blerim Bexheti dhe sekretare për përfaqësim gjinor u zgjodh Saranda Imeri, ndërsa kryetar partie edhe një mandat do të jetë Ali Ahmeti.

"Përgëzoj anëtarët e përzgjedhur të kryesisë qëndrore që sot morrën besimin nga Këshilli i Përgjithshëm duke i përkujtuar se mbi funksionet partiake qëndrojnë misionet dhe pesha e madhe e përgjegjësisë për të ngadhënjyer për të mirën e gjeneratave dhe të ardhmes së ndritur të tyre", ka shkruar Ahmeti në profilin e tij në Facebook.

Mbledhja erdhi pasi mbi njëzet eksponentë partiak të udhëhequr nga Musa Xhaferi, Izet Mexhiti dhe Blerim Bexheti, përmes një letre publike i kishin kërkuar Ali Ahmetit reformimin e partisë dhe shkarkimin e gjithë ministrave të tij nga ekzekutivi.

Lajme të ngjashme