Aleancës i bashkohet njëri ndër asambleistët më të votuar në Prishtinë, Betim Abdullahu
Aleancës nga sot i është bashkuar asambleisti i Komunës së Prishtinës, Betim Abdullahu.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Aleancës, Ardian Gjini.
Ai ka thënë se Abdullahu sjell në Aleancë një përvojë të gjatë në shërbim të qytetarëve të Prishtinës, me mbi 10 vjet angazhim në institucionet lokale të kryeqytetit dhe së fundmi si përfaqësues i qytetarëve në Kuvendin Komunal të Prishtinës.
“E falënderoj Betimin për besimin dhe vendimin për t’iu bashkuar Aleancës. Angazhimi i Betimit dhe i profesionistëve të tjerë në Aleancë na jep forcë për të shtyrë përpara procese të rëndësishme”, ka shkruar Gjini në profilin e tij në Facebook.
Kryetari i Aleancës ka vlerësuar edhe punën e kryetarit të Aleancës në Prishtinë, Kreshnik Smajlaj, për angazhimin e vazhdueshëm në fuqizimin e Degës dhe organizimin e strukturave të Aleancës në kryeqytet.