Aleanca për lajmin e rremë nga Elvis Hoxha: Kjo është lufta hibride, se këta veç të gënjejnë dinë
Zëdhënësi i Aleancës, Kushtrim Xhemajli, e ka quajtur “luftë hibride” lajmin e rremë të dalë nga top-zyrtarë të Vetëvendosjes, si Elvis Hoxha.
Aty modifikohet një ballinë e tabloidit serb “Blic” se gjoja kryediplomati serb, Marko Gjuriq, lëvdon Time Kadrijajn për goditjen me vezë ndaj Albin Kurtit.
“Fake News, kjo është Lufta Hibride në vepër! Edhe datën e kanë gabim, edhe emrin e Prishtinës e shkruajnë gabim. Sepse këta vetëm një gjë dinë të bëjnë, të gënjejnë. Kur nuk kanë argumente, shpikin. Kur nuk kanë fakte, prodhojnë Fake News,” shkroi ai.