Aleanca Kosovare e Biznesit takon Devollin: Qeveria të jetë e kujdesshme në gjuhë - NACIONALE

Aleanca Kosovare e Biznesit takon Devollin: Qeveria të jetë e kujdesshme në gjuhë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Aleanca Kosovare e Biznesit ka vizituar Devollin, një nga koorporatat më të mëdha në Kosovë.

Pas takimit, AKB-ja ka lëshuar një komunikatë, ku e ka quajtur Devollin “industri kombëtare ekonomike e Kosovës”.

Tutje, AKB-ja i ka kërkuar Qeverisë Kurti që të jetë e kujdesshme në gjuhën karshi bizneseve.

“Agim Shahini kryetar i AKB-së tha se jemi të shqetësuar dhe investitorët mund të jenë të frikësuar nga deklarimet politike për biznese të caktuara dhe të pa analizuara mirë për efektet negative qe kjo gjuhe prodhon. Qeveria e Kosovës duhet të jetë e kujdesshme në gjuhen e përdorur për bizneset dhe prodhuesit siç është Devolli.

Bizneset dhe prodhuesit vendor nuk janë në fushat zgjedhore një mujore për të marr mandat dhe pushtet katër vjeçar, bizneset dhe prodhuesit vendor janë në fushat përmanent jetësore ekonomike për të zhvilluar shtetin 365 ditë në vit tha në fund Shahini” – ka shkruar AKB-ja.

Lajme të ngjashme