Albulena Haxhiu “vaksinohet” kundër korrupsionit - NACIONALE

Albulena Haxhiu “vaksinohet” kundër korrupsionit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, KDI ka lansuar kampanjën “Imunizohu kundër korrupsionit”.

Pjesë e kësaj kampanje, e cila ka për qëllim, sensibilizimin e institucioneve, bizneseve dhe qytetarëve mbi nevojën për të punuar së bashku drejt çrrënjosjes së korrupsionit, janë bërë edhe politikanët.

Personi i parë që është “imunizua me vaksinën nga korrupsioni” është Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Pas veprimit simbolik, ajo e ka thënë se Qeveria është e vendosur për ta luftuar korrupsionin.

Është jashtëzakonisht e rëndësishme që të kemi aktivitete të tilla që kanë për qëllim që të emancipojnë shoqërinë për pasojat që krimi i organizuar dhe korrupsioni sikurse edhe ata që kanë përgjegjësi në Qeveri dhe në institucionet tjera. Siç jeni në dijeni, njëra ndër prioritetet tona është lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe në këtë drejtim kemi marrë shumë veprime në fuqizim të paketës ligjore kundër korrupsionit”, ka thënë Haxhiu.

Lajme të ngjashme