Albulena Haxhiu thotë disa fjalë pasi u zgjodh kryetare e gruas në Vetëvendosje
Albulena Haxhiu ka thënë fjalët e saj pasi u zgjodh kryetare e Gruas në Vetëvendosje në zgjedhjet e brendshme të VV-së të mbajtura të dielën.
Haxhiu ka thënë se me pjesëmarrje demokratike, VV zgjodhi strukturat e reja drejtuese.
Ajo ka thënë se si mbartëse e kësaj pozitë dhe bashkë me gratë tjera, do të shënojnë arritje të reja.
“Zgjedhja ime nga votu juaj, si Kryetare e Gruas në Vetëvendosje, si bartëse e kauzës për gratë, të drejtat dhe liritë e saj, është përgjegjësi dhe nderë për të cilën jam e bindur që do shënojmë arritje të reja. Me gratë e qyteteve e fshatrave, me profesione nga më të ndryshmet, me vullnetin e tyre për vetëvendosje, do të jemi kudo dhe gjithandej duke i kontribuuar edhe më shumë, shoqërisë, lirisë e demokracisë.”, ka shkruar ajo në Facebook.
Ndryshe, Haxhiu fitoi me 94.55 për qind të votave, kundër ishin 2.81 për qind dhe abstenuan 2.64 për qind.
Për të mos harruar, zgjedhjet në VV u kritikuan për mungesë të konkurrecës për pozitat kryesore, duke u parë si anti-demokratike.
