Albulena Haxhiu me bashkëshortin dërgojnë djalin në shkollë: Librat më kushtuan 130 euro për të dy fëmijët
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu bashkë me bashkëshortin e saj, Alban Krasniqi kanë dërguar sot djalin e tyre në shkollën “Metro Bajraktari” në Prishtinë, ku fillon viti i ri shkollor.
Për Ekonomia Online, Haxhiu ka bërë të ditur se djali i tyre fllon klasën e parë, ndërsa tjetri është në klasën e pestë.
Sipas saj, librat i kanë kushtuar rreth 130 euro për të dy fëmijët, derisa tha se ka aplikuar për subvencionim.
“Është e vërtet që Ministria e Arsimit në këtë vit ka ndërruar formën e subvencionimit, ka subvencionuar prindërit për tekstet shkollore dhe materialet tjera qe ju duhen fëmijëve. Unë kam aplikuar për subvencionim sikur se çdo prindër. Procedura ka zgjatur diku tre minuta, jo më shumë se tre minuta dhe sigurisht që MAShTI ka bërë të ditur që tashmë grupi i parë i aplikuesve e kanë marr subvencionin nga Qeveria. Realisht ne i kemi blerë tekstet shkollore dhe për dy fëmijët janë bërë diku 130 e ca euro, që unë mendoj që edhe pjesa tjetër e mbetur mund të shpenzohet për qanat apo për materiale të tjera.” – është shprehur ajo.