Albulena Haxhiu e Vetëvendosjes tash sërish me flamurin dardan prapa në Presidencë
Albulena Haxhiu e Vetëvendosjes me ç’duket e ka kthyer në vend flamurin dardan pasi orë më parë xhiroi videoadresim pa të në sfond.
Në një pritje të fundit, tash flamuri dardan është rivendosur si flamurë shtesë mes dy flamujve tjerë shtetërorë të Kosovës.
Pas raportimit për mungesën e flamurit dardan pata reagime publike, më së fundi Arben Gashi i LDK-së i cili e quajti përveç se shkelje ligjore "edhe urrejtje ndaj Rugovizmit."