Albin Kurti takohet me rininë e LVV-së, flasin për leximin e librave e shikimin e filmave - NACIONALE

Albin Kurti takohet me rininë e LVV-së, flasin për leximin e librave e shikimin e filmave

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sot është mbajtur takimi i parë i rinisë së Lëvizjes Vetëvendosje, e cila dy javë më herët përfundoi zgjedhjet e brendshme.

Në këtë takim, siç kuptohet nga njoftimi, ka marrë pjesë edhe Albin Kurti, kryetar i LVV-së, e kryeministër aktual i Kosovës.

Në njoftimin e LVV-së, sërish është vënë theksi tek leximi i librave nga aktivistët e partisë, një gjë të cilën edhe vetë z.Kurti e përmendi në platformën e tij për kryetar të LVV-së.

“Zyrat tona nëpër secilin qytet duke shërbyer si infrastrukturë edukimi ku të rinjtë janë takuar për të parë filma e për të diskutuar mbi librat e lexuar, por edhe si hapësira mendimi e veprimi ku ka pasuar angazhimi politik, kanë bërë që rinia përherë ta frekuentoj Lëvizjen VETËVENDOSJE!. Tash, me mjete më të mëdha, e me një numër kaq të lart të anëtarësisë, është koha që të gjitha aktiviteteve që kanë të bëjnë me rininë nëpër qytetet tona, t’i plotësojmë dhe shtojmë tutje. Këtë detyrë tashmë e ka marrë organizata Rinia për VETËVENDOSJE! që ka strukturën e saj të shtrirë nëpër secilën Qendër të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Kosovë.”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e LVV-së.

Ndryshe, javën që shkoi, LVV ka filluar edhe me shkollën e vetë politike, e cila do t’i ketë pesë lëndë.

Lajme të ngjashme