Albin Kurti shkon në Vjenë, ligjëron për "menaxhimin e sfidave nën presionin e realitetit" - NACIONALE

Albin Kurti shkon në Vjenë, ligjëron për "menaxhimin e sfidave nën presionin e realitetit"

1 vit më parë

nga NACIONALE

Duket se pas Parisit, kryeminsitri i vendit Albin Kurti do të bëjë një udhëtim tjetër me rëndësi.

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se Kurti ka udhëtuar për në Austri, ku do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës.

Paraprakisht, Kurti ishte edhe në Forumin e Paqes në Paris ku pati rastin të takonte presidentin francez Emmanuel Macron.

Kurti në këtë forum do të flas nesër diku prej orës 9 e 30 deri në 11 të paradites në sesionin e dytë. Ai do të ketë kryefjalën në një panel ku do të jenë edhe këshilltari politik i kryeministrit të Malit të Zi, Gjorgje Raduloviq, presidenti i Dhomës Ekonomike të Maqedonisë Branko Azeski etj.

Tema për të cilën do të flas Kurti do të jetë “sigurimi i zhvillimit të ekonomisë rajonale në një ambient të pasigurtë. Qysh të menaxhohen sfidat nën presionin e realitetit?”

Lajme të ngjashme