Albin Kurti: Kosova dhe Sllovenia kanë ngjashmëri në histori
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mori pjesë në pritjen e organizuar për fundvit nga Ambasada e Sllovenisë në Kosovë.
Në këtë organizim, Kurti tha se Kosova dhe Sllovenia kanë ngjashmëri në histori dhe se Sllovenia qëndroi fort me popullin e Kosovës si një mik i besueshëm.
“Dhe ne kemi edhe një të ardhme të përbashkët – një të ardhme brenda familjes evropiane – duke ndarë vlerat e demokracisë, sundimit të ligjit dhe vullnetit dhe punës së palodhur për prosperitet socio-ekonomik”, tha më tej kryeministri.
Sa i përket marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare me Slloveninë,, Kurti tha se Sllovenia pa dyshim mbetet një partner shumë i rëndësishëm për Kosovën.
“Vitin e kaluar importet nga Sllovenia në Kosovë ishin rreth 177 milionë euro, ndërsa eksportet tona në Slloveni ishin vetëm rreth 10 milionë euro. Gjatë periudhës janar-tetor të këtij viti, eksportet tona në Slloveni janë rritur, duke arritur në 28 milionë euro, që është një rritje mbresëlënëse prej 180%. Në investimet e huaja direkte kemi parë gjithashtu rritje të jashtëzakonshme nga Sllovenia, nga rreth 6 milionë euro në periudhën janar-tetor 2021 në rreth 26 milionë euro për të njëjtën periudhë në 2022, një normë rritjeje prej 350%”, tha Kurti.
Kryeministri theksoi se vendet do të më tej për marrëdhëniet ekonomike dypalëshe.
