Albin Kurti: Kërkuan 100 euro, morën 50 euro – sindikatat të organizojnë festë e jo grevë
Kryeministri Albin Kurti ka folur në një konferencë për media pas takimit me BSPK-në dhe Këshillin e Grevistëve, e ku mori pjesë edhe Rrahman Jasharaj i SBAShK-ut.
“Një sindikatë që ka kërkuar 100 euro, dhe ka marrë 50 euro, organizon festë e jo grevë. Do ta kuptojmë më vonë se pse kjo grevë”, foli Kurti.
Kurti duke kritikuar SBASHK-un, theksoi se shkolla është shteti, duke kërkuar që të hapen shkollat.
“Edhe njëherë kërkoi që nxënësit të shkojnë në shkolla e mësimdhënsit të shkojnë në shkolla. Të parët të mësojnë, e të dytët të japin mësim. Nuk bën bojkot shtetit sepse shkolla është shteti. Nuk është e vërtetë që s’ka pasur komunikim dhe dialog, dhe kjo tregohet sot. Problemi që kemi nyuk është për shkak të komunikimit. Në takim disa herë mu tha le të dalim prej kësaj situate edhe ju edhe ne. Edhe qeveria edhe SBAShK-u. Në situatë të vështirë është arsimi as ata as ne”, tha Kurti.