“Albin Kurti dhe Elbert Krasniqi nuk erdhën në takimin për zgjedhjet, nuk e di pse”, thotë Osmani
Në mbledhjen e thirrur për të përcaktuar datën e zgjedhjeve të rregullta në nivel vendi nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, prezentë nuk ishin Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia e Elbert Krasniqit, ministër nga radhët e komuniteteve në qeverinë kosovare.
Mbledhja që ishte thirrur në nivel kryetarësh partish, s’e pati prezent Kurtit, njoftoi Osmani, por se partia ishte e gatshme të dërgonte nënkryetarin e saj, Glauk Konjufcën.
“Sot s’ka qene kryetari i LVV-së, ne nuk i dimë arsyet, mund ta pyesni, është në zyrë”, ka thënë Vjosa Osmani para gazetarëve.
“Edhe partia e zotit Elbert Krasniqit nuk kanë ardhur, përkundër faktit që e ka konfirmuar paraprakisht”, ka thënë Osmani.