"Albin, edhe sa ngihet Martini?: Rinia e PDK-së me aksion simbolik për rrymën para Qeverisë - NACIONALE

"Albin, edhe sa ngihet Martini?: Rinia e PDK-së me aksion simbolik për rrymën para Qeverisë

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Të rinjtë e Rinisë Demokratike të Kosovës kanë organizuar sonte një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, në shenjë proteste ndaj reduktimeve të energjisë elektrike dhe paralajmërimeve për rritje të re të çmimit të saj.

Para hyrjes kryesore të Qeverisë, aktivistët kanë shtrirë një batanije dhe kanë vendosur disa qirinj, si metaforë e gjendjes në të cilën, sipas tyre, janë shtyrë qytetarët, të përballen me të ftohtin dhe errësirën.

Me këtë aksion, ata kanë shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj, siç i quajtën, “deklaratave provokuese dhe të papërgjegjshme të kryeministrit në detyrë”, i cili, sipas RDK-së, i ka fajësuar vetë qytetarët për krizën energjetike duke pretenduar se “po ngrohen më shumë sesa që duhet”.

Sekretari i RDK-së, Altin Gjata, tha se qëllimi i këtij aksioni nuk është të debatohet me shifra apo të bëhet propagandë, por të pasqyrohet gjendja reale në të cilën ndodhen mijëra familje në Kosovë.

Lajme të ngjashme