Albanian Post: "Gërvalla ka kërkuar nga Gjermania largimin e ambasadorit Joern Rohde"
Mediumi Albanian Post duke raportuar me “burime” pretendon se Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla ka kërkuar nga Gjermania “largimin” e ambasadorit gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, për arsye që ajo i jep se gjoja “po përzihet shumë” dhe që “po shkruan shumë platformën X (ish-Twitter)”.
Mediumi thotë se “burime brenda MPJD-së” i kanë thënë që Gërvalla në një takim me Ministrin e Mbrojtjes, Boris Pistorius, e ka kërkuar këtë gjë.
Sipas mediumit, kërkesa dhe arsyetimi i Gërvallës janë shprehur si “Po shkruan për çështje që nuk i takojnë dhe do të duhej të largohej nga Kosova”.