Alban Krasniqi përzihet edhe në garën e brendshme të LDK-së, duke e akuzuar Përparim Ramën e përmendur delegatë
Bashkëshorti i U.D. Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, Alban Krasniqi, i cili është U.D. i zotëriut të parë, dhe anëtar i Vetëvendosjes në KQZ, ka vazhduar akuzat ndaj Përparim Ramës, pasi para disa orëve e quajti “vrasës”. Ai është përzirë edhe në garën e brendshme të LDK-së, duke folur për delegatë të blerë.
E plotë:
Çdo neglizhence, mosveprim apo veprim që cenon qytetarët, punëtorët dhe sigurinë e tyre me gjithë paralajmërimet e bëra dhe rastet e përsëritura e bën përgjegjës kryesor Përparim Ramën.
Më shumë dënohet ai që urdhëron me letra sesa ai që zbaton.
Tash, vazhdo jep urdhëra me degradu qytetin, me bashkëpunu me mafinë e ndërtimit, me ble delegatë, me dhënë leje ndertimi pa kritere, me iu hakmarrë qytetarëve dhe lagjeve ku të jetojnë kundërshtarët politikë, derisa vet jeton i ndarë nga qytetarët në lagje luksoze i lumturuar nën efektin e asaj që ti e din dhe me pretendu që po e jeton parajsën.
Jo kryetar, jo!
Nëse jo dje dhe sot, nesër do të përgjigjesh para një drejtësie që ka guximin me luftu krimin e me të vendosë para përgjegjësisë.
Tash, dil zgërdhiu e viktimizohu, derisa ia ke hap varrin një kryeqyteti që po e vret çdo ditë.