Alarmon profesor Maloku: Lufta me Serbinë s’është fituar ende - NACIONALE

Alarmon profesor Maloku: Lufta me Serbinë s’është fituar ende

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Profesori Fadil Maloku, ka shkruar në lidhje me obligimet që i ka Republika e Kosovës, duke theksuar faktin se “Lufta me Serbinë s’është fituar ende”

Maloku e ka marrë për shkas Serbinë dhe “luftën me të”, për të bërë një analizë politike e sociale, duke specifikuar fushat ku Kosova duhet të punojë.

Një ndër problematiket që Maloku ka analizuar është edhe aspekti i konstelacioneve ushtarake që mund të krijohen, sidomos pas zgjerimit të luftës në Ukrainë.

Sipas Malokut historia e fillimit të shekullti njëzet, nuk duhet të na përsëritet kurrë më.

“Cilat janë pengesat lokale (sundimi i ligjit, mediet e lira, qarkullimin e lirë, etj.), ato rajonale (shantazhi nga ana e Serbisë dhe presioni i mosnjohjes,etj.), ato kontinentale (sfidat me pesëshen mosnjohëse) dhe ato globale (a kemi ndonjë strategji të përpunuar, të paktën në vija të trasha; çka pas shprirjes së konstelacioneve aktuale politike, ekonomike, e sidomos atyre ushtarake që mund të krijohen si rezultat i zgjerimit të luftës në Ukrainë...);

Çfarë kapacitetesh politike, ekonomike, ushtarake, e çfarë sosh sociale e kulturore duhet t’i bëjnë gati shqiptarët, në ndërkohë? Sepse, historia e fillimit të shek XX, kur kolapsoi Perandoria otomane, ishte një përvojë që nuk duhet te na përsëritet kurrë me…;” shkruan ndër të tjera Maloku.

KËTU mund ta gjeni shkrimin e plotë.

Lajme të ngjashme