Alarmon Halil Matoshi: VV me video i shpalli luftë ndaj familjes, pronës e shtetit - NACIONALE

Alarmon Halil Matoshi: VV me video i shpalli luftë ndaj familjes, pronës e shtetit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Halil Matoshi, ka reaguar pas publikimit të videos nga LVV, e ku ‘sulmohen’ terminalet doganore në Kosovë, të cilat operojnë në mënyre private.

Sipas Matoshit, përmes kësaj video po paralajmërohet shtetëzimi i kompanive private, duke i dërguar pronarët e këtyre kompanive në burg.

‘’A e patë videon e fundit të Vetëvendosjes? Nuk është bërë në Kore të Veriut. Paralajmërohet shtetëzimi i kompanive private. Pronarët (kullakët) në burg!’’, ka thënë Matoshi.

Në video përmendet edhe fillimi i operimit të terminalit doganor i cili gjendët në Portin e Durrësit e që është formuar në vitin 2019.

Sipas Matoshit, përmes deklarimeve të LVV-së, po del se Kosova ka qasje në deti.

“Në këtë propagandë histerike e të frikshme i shpallet luftë familjes, pronës dhe shtetit. E rikthejnë idenë e kolektivizmit. Kolhozet sovjetike’’, ka deklaruar Matoshi.

Matoshi ka shkruar po ashtu se në këtë video nuk janë lënë anash as Devollët, kompani e cila ka financuar fushatën e VV-së në kohë zgjedhjesh.

“Në këtë ndjekje shtrigash, ata nuk i harrojnë pa i përmend edhe pronarët e magjes nga e cila u ushqyen, Devollët!Pa çka se vet Albin Kurti e pranoi këto ditë se kanë marrë para nga ta, në fushatë zgjedhorë!?”, tha ai.

Lajme të ngjashme