Alarmet e Kurtit për “sulme” nga Serbia ”për të fituar simpatinë ndërkombëtare”, thotë Prelec
Deklarimet e vazhdueshme të Kryeminstrit të Kosovës, Albin Kurti, për rrezikun e mundshëm të sulmeve nga Serbia, janë ”për të fituar simpati ndërkombëtare”, ka thënë Marko Prelec nga Grupi Ndërkombëtar i Krizave për ”Radion Evropa e Lirë”.
“Ky lloj i deklaratave [të Kurtit] duhet të merret si përpjekje për të tërhequr vëmendjen ndërkombëtare dhe për të fituar simpatinë ndërkombëtare. Shumica e aleatëve perëndimorë janë të shqetësuar me Rusinë. Dhe për Kurtin, çfarëdo që mund të bëjë për t’u rreshtuar me Perëndimin dhe për ta nxjerrë Serbinë si proruse, duket se ka kuptim”, thotë Prelec.