Alarm për bombë, ndërpritet koncerti i Ramë Lahajt në Prishtinë - NACIONALE

Alarm për bombë, ndërpritet koncerti i Ramë Lahajt në Prishtinë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ndërpreu koncertin e tenorit Ramë Lahaj të dielën, nën dyshimin se në lokacionin ku po mbahej, u raportua për bombë.

Organizatorët kanë njoftuar audiencën se duhet dalë jashtë pasi shkaku i një alarmi për bombë derisa hapësira të kontrollohet.

Koncerti, që po mbahet në Amfiteatrin e Bibliotekës Universitare në Prishtinë, pritet të vazhdojë.

Ndërsa zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti për Nacionale e ka konfirmuar se në ora 19:30, është pranuar informata për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Kompleksin e Universitetit “Hasan Prishtina” në Prishtinë

“Rreth orës 19:30 është pranuar informata për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Kompleksin e Universitetit “Hasan Prishtina” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situaten”