Alain Giresse: Nesër duam fitore, Muric e Rrahmani në dyshime
Përzgjedhësi i Kosovës, Alain Giresse thotë se portieri Arijanet Muric dhe kapiteni Amir Rrahmani janë në dyshime për ndeshjen ndaj Qipros.
Në konferencë për shtyp, tekniku francez konfirmoi që Rrahmani ka përmirësime, por do të vlerësohen brenda këtyre dy ditëve.
“Gjendjen momentale, Muric është lënduar dhe nuk e dimë cila do të jetë gjendja e tij dhe Amir Rrahmani ka përmirësim, por do ta vlerësojmë sot dhe nesër nëse mundet të luajë. Për lojtarët e tjerë nuk ka diçka specifike përveç lodhjes që kishin pas ndeshjes”.
Ai tutje konfirmoi se synimi është fitorja duke mos garantuar minuta për lojtarët e rinj.
“Kur përgatiti një lojë, nuk mendoj gjërat negative, vetëm pozitive. Gjërat e tjera i la anash”.
“Tu e pas parasysh gjendjen, prioritet është me e fituar ndeshjen, por duke shikuar rrethanat e lojës, ne do të provojmë edhe lojtarë të rinj”.