Akuzoi RTK-në për transmetimin e skenave të turpshme, Krasniqi tash shkruan një tregim për edukim medial
Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka reaguar pasi publikoi një shkrim ku sipas tij, Radiotelevizioni i Kosovës (RTK) transmetoi skena të turpshme dhe për të rritur.
Tash Krasniqi ka rrëfyer një tregim mbi edukimin medial, që si duket e ka ndërlidhur me rastin e transmetimeve të skenave të turpshme.
Në tregimin e tij, presonazh kryesor është Agimi që shikon TV.
Shkrimi i Krasniqit në Facebook:
Tregim për edukim medial
Edhe televizorit i dhemb kryet prej zhurmës
Agimi po e shikonte në kanalin N një debat, ku gjashtë burra, me kravata, me nga një shishe uji përpara, po flisnin pa asnjë rend. Njëri fliste me zë të lartë, pastaj i dyti e ngrinte zërin më shumë se sa i pari, mandej i gjashti bërtiste, i treti e kërkonte fjalën duke bërë me dorë, i katërti zgërdhihej dhe bërtiste, i pesti shkulmonte, i katërti kërcënonte. Agimi pas një gjysmë ore pati kokëdhimbje. Deshi ta pinte një paracetamol, po në vend se të pinte paracetamolin, e fiku televizorin. Kur u ndal zhurma, iu ndal kokëdhimja. Agimi tha nën hundë: televizori paska pasë kokëdhimbje prej atyre tipave, unë prej televizorit. Televizori le ta durojë kokëdhimbjen, unë nuk kam arsye ta duroj.
