Akuzat e Bislimit për opozitën, Çitaku: Eksponentët e VV-së janë kthyer në llum të shpifjeve
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj akuzave të zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi ndaj opozitës.
E dyta e PDK-së ka bërë me dije se vartësit e kryeministrit Kurti po sillen çuditshëm me opozitën.
Në profilin e saj në “Facebook”, Çitaku ka shkruar se në mungesë të rezultateve në qeverisje, eksponetët e VV janë kthyer në llumin e shpifjeve.
“Vartësit e Kryeministrit vazhdojnë të sillen si opozitarë të papërgjegjëshëm. Dje njëri nga ta mes shumë spekulimesh dhe të pavërtetash, paska akuzuar opozitën për koordinim me Serbinë. Sinqerisht, në cilin planet po jetojnë? Në mungesë totale të rezultateve në qeverisje, eksponetët e VV janë kthyer në habitatin e tyre më komod; në llumin e shpifjeve. Të nderuar, gjatë qeverisjes suaj rritje kanë shënuar vetëm pabarazia, inflacioni, migrimi dhe asociacioni. Të mjerë”, ka shkruar Çitaku.