Aktorja Ismaili i del në mbrojtje Bogujevcit: Plot kanë dëshirën e njëjtë si ti, por ju mungon guximi
Aktorja Anisa Ismaili ka mbështetur nënkryetaren e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci pas deklaratës “shtatzënia pa burra”.
Ismaili përmes një postimi në Facebook ka thënë se ende ka gra që luftojnë për të drejtat e tyre, dhe e njëjta i është drejtuar Bugojevcit duke i thënë se plot e kanë dëshirën si të saj, por ju mungon guximi.
“Ky është 8 marsi i grave. Që ende luftojnë për të drejtat e tyre. Plot kanë dëshirën e njëjtë si ti, por ju mungon guximi nga kjo shoqëri. Ta du guximin moj Saranda, shoqja jeme.” – ka shkruar Ismaili.
