Aktori ka "një pytje juridike" për një vendim të Apelit
Aktori i njohur, Fatmir Spahiu – Bufi ka bërë një pyetje ndaj të gjithë atyre që njohin sistemin e drejtësisë në Kosovë.
Spahiu ka pyetur se a duhet që një vendim i Gjykatës së Apelit të dërgohet në adresë të personit të përfshirë në rast.
Ai gjithashtu ka pyetur se a përbën shkelje kjo gjë dhe si duhet vepruar.
Shkrimi i tij:
Nje pytje juridike miq,
Nese nje vendim i apelit eshte bere ne Shkurt te vitit te kalum dhe ska ardh asnjehere ne adrese dhe pastaj ka ardh vetem ftesa per seanca te reja pa vendim, dmth adresa u dite!
A perben naj lloj shkelje kjo vonese dhe cilet do te duhej te ishin hapat ligjor qe do te duhej ti merja !?
Muhabet po bejme, 100.000 veta jemi ne kete rrugetim te bukur onllajnofejsbukian, dikush dine najsen!
