Aktivizohet edhe publikisht Mihali e VV-së, sulmon LDK-në e PDK-në - NACIONALE

Aktivizohet edhe publikisht Mihali e VV-së, sulmon LDK-në e PDK-në

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ndonëse mban një nga pozitat më të rëndësishme në VV, Dejona Mihali, që vjen nga Shqipëria, njihet pak në publik. Duket se ajo ka zgjedhur të aktivizohet më shumë. Kësaj radhe ajo ka komentuar një vendim të Përparim Ramës, kryetar i Prishtinës.

Koordinatorja e Komiteteve brenda Lëvizjes Vetëvendosje, e ka kritikuar Ramën në lidhje me eksperimentin e tij me unaza dhe qarkullim njëkahor në Prishtinë.

Përparim i ndjeshëm në budallallëk, ndotje dhe bllokim në Komunën e Prishtinës. Si LDK dhe PDK.”, shkroi shkurt zonja Mihali.



Ndryshe, Mihali është rizgjedhur përsëri koordinatore e Komiteteve në LVV.

Inkurajojmë znj. Mihali që t’i shërbejë më shumë e më shpesh sferës publike të debatit për shkak të pozicionit të rëndësishëm që mban në partinë në pushtet (VV).

Lajme të ngjashme