Aktivistja për të drejtat e kafshëve i reagon VV-së: Çka po pret VV-ja, me i vra qentë a?
Një baner i madh që Lëvizja Vetëvendosje në Prishtië e ka vendosur si aksion protestues ndaj punës së kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, është kundërshtuar dhe komentuar nga aktivistja për të drejtat e kafshëve Elsa Ramadani, e cila edhe drejton Fondacionin për të Drejtat e Kafshëve. Ajo ka kritikuar qasjen e VV-së duke mbrojtur punën e bërë nga kryetari Rama për qentë endacak në Prishtinë.
“Arben Vitia kur ka ardhë në zyrën tonë gjatë fushates zgjedhore, i ka listu pikat strategjike (të cilat i kemi rekomandu) të menaxhimit të qenve endacak në faqen e tij të Facebook dhe të njejtat pika, Përparim Rama si kryetar është duke i zbatu”, ka shkruar Ramadani.
Sipas saj, edhe Rama i janë drejtuar Fondacionit duke iu thënë se “në shpejtësi duhet të rrefullohet kjo cështje sepse qytetarët janë në rrezik”.
“Është dashur që takim pas takimi të sqarohet se nuk zgjedhet shpejtë as me urgjencë një problem që është trashëgu qe sa vite deri më tani dhe po ashtu për një çështje ku bëhet fjalë për kafshët endacak si krijesa të gjalla dhe të ndjeshme, të cilat gëzojnë të drejtat po ashtu”, ka shkruar ajo.
Sipas Ramadanit, qendtë endacak nuk mund të zhduken me shkop magjik.
“Nëse VV apo çfarëdo opozite ka menduar që brenda 1 viti zgjedhet kjo punë, atëherë LVV po pret që qentë masivisht duhet me u vra dhe asgjë tjetër", ka shkruar ajo.
Statusi i plotë: