Aktivistja e VV punësohet këshilltare e Sveçlës - e çon në qiell punëdhënësin e saj
Nora Fetoshi, aktiviste e VV-së, është emëruar këshilltare qeveritare e ministrit të Punëve të Brendshme, Xelal Sveçla.
Një muaj pas fillimit të punës, ajo në faqen e saj në Facebook ka vlerësuar ministren e cila tashmë është mbikëqyrëse e saj, duke deklaruar se Sveçla është një nga politikanet me etikën më të lartë të punës.
“Po bëhen një muaj që kur kam filluar angazhimin tim si Këshilltare, pranë kabinetit të Ministrit Xhelal Sveçla në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Ju jam mirënjohëse për besimin e dhënë dhe ndjehem e nderuar që të ndaj përvojen time të punës me njërin nga Ministrat me integritet dhe etikë të lartë të punës. Një Ministër që e mban fjalën.” – ka shkruar Fetoshi.