Aktivisti socialdemokrat: Rektori i përkryer për pushtetin e Kurtit është Bujar Dugolli - NACIONALE

Aktivisti socialdemokrat: Rektori i përkryer për pushtetin e Kurtit është Bujar Dugolli

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Aktivisti i Partisë Socialdemokrate, Bardh Ahmeti ka folur për angazhimin e tij në Vetëvendosje ku ka thënë se atëkohë, e rëndësishme ishte çkapja e Universitetit të Prishtinës.

Sot, ai ka thënë se Këshilli Drejtues përbëhet nga Selim Bezeraj e Rifat Krasniqi, dy njerëzit më të votuar aty, për të cilët thotë se i kanë marrë këto vota nga ministrja Arbërie Nagavci.

Këtu, ai ka përmendur edhe organizatën studentore, “Studim, Kritik, Veprim”, e cila njihet si përkrahëse e Lëvizjes Vetëvendosje.

Në fund, Ahmeti thotë se rektori i përkryer për pushtetin e Kurtit, është Bujar Dugolli.

“Rektori i perkryer per pushtetin e Kurtit eshte Bujar Dugolli. E kaluara seshte problem, madje eshte perparesi. Shikojeni shefen e grupit parlamentar. Mjafton qe te jesh servil, ska rendesi nese u ke sherbyer pushteteve qe Kurti i quan shkaterruese te shtetit”, ka thënë ai.

Postimi i plotë i aktivistit:

Gjate kohes sa jemi angazhu ne VV per mu dhe shume shoqe e shoke te tjere, nje prej angazhimeve me te rendesishme ka qene ckapja e UP-se. Dhjetra aksione e protesta kishin kete kerkese. Secili rrezikonte te ardhmen e tij, duke iu kundervy njerezve qe kishin pushtet te madh brenda Universitetit te Prishtines. Atyre qe sot jane prap ne keto pozita, te emerur nga pushteti i ri.

Shiheni keshillin drejtues: Selim Bezeraj e Rifat Krasniqi jane dy personat me te votuar aty. Keto vota jane vota te ministres Nagavci, e te mashes se VV-se te maskuar si organizate studentore SKV.

Rektori i perkryer per pushtetin e Kurtit eshte Bujar Dugolli. E kaluara seshte problem, madje eshte perparesi. Shikojeni shefen e grupit parlamentar. Mjafton qe te jesh servil, ska rendesi nese u ke sherbyer pushteteve qe Kurti i quan shkaterruese te shtetit.

*Ahmeti është aktivist social-demokrat dhe jo socialist. Versioni fillestar i titullit i referohej atij si "Aktivisti socialist"

Lajme të ngjashme