Aktivisti socialdemokrat: Qeveria Kurti po shantazhon e kërcënon grevistët
Aktivisti i PSD-së Lisjan Perolli ka bërë një status në profilin e tij në Facebook në lidhje me grevën e përgjithshme që është shpallur sot nga BSPK-ja.
Ai e ka cilësuar Qeverinë Kurti si “qeveri kundër punëtorëve” derisa ka alarmuar për “presion, kërcënim e shantazh” ndaj grevistëve prej Kurtit dhe ministrave të tij.
“Reagim të tillë tmerrues nuk kemi parë as nga qeveritë e deklaruara të djathta.” – ka thënë z. Perolli.
Kujtojmë se kryeministri Kurti u shpreh kundërshtues në lidhje me kërkesat e sindikalistëve gjatë ditës së djeshme. Më e ashpër në reagime ndërkohë, kishte qenë ministrja Arbërie Nagavci.
Zv. Sekretari i Ministrisë së Financave, ndërkohë, kishte bërë një kërkesë alarmante duke iu pezulluar pagat të gjithë punëtorëve të sektorit publik që futen në grevë.
Ky është reagimi i tij i plotë:
Qeveria Kurti është qeveri kundër punëtorëve. Grevistët janë nën presionin, shantazhin dhe kërcënimin e Kurtit dhe ministrave të tij.
Reagim të tillë tmerrues nuk kemi parë as nga qeveritë e deklaruara të djathta.
Kërkesat e sindikalistëve duhet të pranohen. Njerëzve duhet të ju kthehet një cop dinjiteti në këto kohëra krize.
Në solidaritet!