Aktivisti Peci: S'po e kuptojmë që po shkojmë drejt përplasjes katastrofale me Amerikën - NACIONALE

Aktivisti Peci: S'po e kuptojmë që po shkojmë drejt përplasjes katastrofale me Amerikën

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Drejtori i Institutit KIPRED dhe njëherësh ish-ambasador i Kosovës në Suedi, Lulzim Peci, ka reaguar pas situatës në veri, dhe reagimeve të Amerikës ndaj shtetit të Kosovës.

Peci tha se s’po e kuptojmë se po shkojmë drejt përplasjes katastrofale me Amerikën.

‘’Si po duket nuk jemi duke e kuptuar nje gje, dhe ate qe nga konflikti me Serbine jemi duke shkuar drejte perplasjes katastrofale me SHBA-te’’- shkroi Peci në rrjetin social ‘’Facebook’’.

Ai shtoi se sipas tij ditë të ngrysura me pasoja janë para nesh, dhe se kurrë nuk e ka menduar që do të vijmë në këtë ditë.

‘’Dite te ngrysura jane para neve, dhe ate me pasoja te paparashikuara! Kurre ne jete nuk kam menduar qe do te vijme ne kete dite!’’- shtoi Peci.

Lajme të ngjashme