Aktivisti i VV-së nga Mitrovica: Na ka kushtuar qëndrimi kundër Agim Bahtirit - NACIONALE

Aktivisti i VV-së nga Mitrovica: Na ka kushtuar qëndrimi kundër Agim Bahtirit

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, Ramadan Beshiri, ka thënë se një nga arsyet e refuzimit të kandidaturës për kryetar të degës në Mitrovicë, është qëndrimi i tij kundër kandidaturës së Agim Bahtirit në zgjedhjet e fundit lokale.

Sipas tij, nën qeverisjen lokale të Agim Bahtirit ka pasur parregullsi me privatizime dhe me konkurse publike.

Ai bëri të ditur se pakënaqësitë e tij ia ka kumtuar edhe ish-kryetarit të komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri.

“Na ka kushtuar qëndrimi kundër kandidaturës së Agim Bahtirit për Komunën e Mitrovicës, për arsye parimore. Në komunën e Mitrovicës, janë manipuluar konkurset, janë privatizuar pronat lokale. Ne jemi rritur që ta mirëmbajmë konceptit politik, ne kemi dalë kundër kandidaturës së Agim Bahtirit për arsye parimore”, ka thënë ai në Debat Plus.

Një arsye tjetër, sipas tij, të cilën ka thënë se ia kanë kumtuar disa miq të tij, është arsyeja se ai është “islamik”.

Në pyetjen se a do ta votonte projekt-kodin civil, Beshiri ka thënë se nenin për martesat e gjinisë së njëjtë nuk do ta votonte.

“Një arsye tjetër ma kanë thënë që kam qenë islamik. Unë jam besimtar nuk e cenoj besimin e askujt tjetër. Momentalisht mundem të flas vetëm sociolog… Për nenin e caktuar do të votoja kundër. Kjo është bindja ime personale, dhe na lejon bindja jonë personale”, ka thënë ai.

Beshiri ka thënë se në zgjedhjet e fundit lokale nuk e ka përkrahur kundërkandidatin e Agim Bahtirit, Bedri Hamzën.

Lajme të ngjashme