Aktivisti i PSD-së: Çka ka shtëpia, kallëzon Hakia
Aktivisti i PSD-së, Azdren Shala, ka komentuar konferencën e deputeti të VV-së, Haki Abazi, i cili ka adresuar akuza të rënda në drejtim të partisë në pushtet.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar me ironi së çka ka partia, tregon Hakia.
“Cka ka shpia, kallxon Hakia”, ka shkruar Shala.
Deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi, ka thënë se video-incizime që dëshmojnë kush i ka zhdukur mostrat e Astrit Deharit në Institutin e Mjekësisë Ligjore
“Audio-incizimet konfirmojnë diskutimin ndërmjet Saranda Bogujevcit, Mimoza Kusarit e Dejona Mihalit për ngulfatjen e zërit të deputetëve brenda Kuvendit. Video-incizimet janë ato që ju duhet t’i kërkoni për të konfirmuar se kush ka zhdukur mostrat e Astrit Deharit”, tha Abazi, raporton Nacionale.