Aktivisti i PSD-së: Bedri Hamza është arma më e fortë e PDK-së, por jo zgjidhja - NACIONALE

Aktivisti i PSD-së: Bedri Hamza është arma më e fortë e PDK-së, por jo zgjidhja

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Aktivisti i PSD-së, Azdren Shala, ka komentuar veprimin e PDK-së për të nominuar Bedri Hamzën kandidat për kryeministër.

Ai ka vlerësuar se Bedri Hamza është arma më e fortë e PDK-se, por jo zgjidhja për situatën aktuale.

Në profilin e tij në “Facebook”, Shala ka shkruar se me këto veprime PDK-ja po ndikohet nga VV-ja..

“Bedri Hamza eshte arma me e forte e PDK-se, por jo zgjidhja. Per me teper qe edhe nominimi i tij per kryeminister eshte vazhdimesi e linjes qe PDK e ka ndjekur qysh nga mandatimi i Kurtit per kryeminister - qysh me i pelqye VETEVENDOSJE!-se! Keshtu cdo veprim brenda hegjemonise se Kurtit, nuk te cliron, perkundrazi te zhyte edhe me thelle ne llumin ku PDK e ka kurthuar veten me saje te disa komplekseve. As Bedri Hamza e askush tjeter nuk eshte zgjidhja kur perpiqesh me kopjue kundershtarin qe thelle brenda vetes e adhuron. Bedriu mundet me u perdor si alibi para aktivistit te LVV, se edhe PDK eshte urbane, por nuk prodhon sukses ne zgjedhje dhe opozitarizem. Zaten edhe ky po del te jete qellimi i vetem i PDK-se dhe partive tjera opozitare ne kuvend - me i pelqye kryeministrit. Zgjedhjet dhe zgjidhjet ia kane dorezue Kurtit, gara eshte si po duken para tij”, ka shkruar Shala.

Lajme të ngjashme