Aktivist Frashëri me video-adresim emocional tregon kush është në të vërtetë Dimal Basha - NACIONALE

Aktivist Frashëri me video-adresim emocional tregon kush është në të vërtetë Dimal Basha

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ish deputeti i Vetëvendosjes dhe aktivisti socialist, Frashër Krasniqi, ka bërë një video-adresim në profilin e tij zyrtar në Facebook pas sulmit verbal të Dimal Bashës ndaj Rrahman Jasharajt.

Krasniqi nuk hezitoi që ta quante “sharlatan” Bashën, derisa iu del në mbrojtje me argumentet e tij mësimdhënësve.

“Një deputet sharlatan i Vetëvendosjes, koka kapë me mësuesit.” nis video-adresimi i z. Krasniqi.

Ai përdori edhe fjalët që Basha ia tha Jasharajt, se “për 50 euro po bënin grevë.”

“Me demek, ju që keni sakrifiku 10 vjet gjatë masave të dhunshme, vazhdoni me sakrifiku edhe sot, se ju e bani” – potencon në video Krasniqi.

Më pas, ai përmend pasurinë e Bashës – gjë e cila konsideron se e ka shkëputur nga shtresa popullore.

“Këtë po e kërkon një deputet që i ka 2 mijë euro rrugë, që i ka 600 mijë euro të deklarume, që i ka 5 mijë euro ari, që i ka vetura dhjetëra mijëra euro.” – thotë z. Krasniqi.

Video-adresimi i plotë:

Lajme të ngjashme