Aktakuzë për vrasjen e 19-vjeçarit në Vushtrri - NACIONALE

Aktakuzë për vrasjen e 19-vjeçarit në Vushtrri

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Është ngritur aktakuzë për vrasjen e rëndë të 19-vjeçarit në Vushtrri.

Komunikata:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë - Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë, në Gjykatën Themelore në Mitrovicë ndaj të pandehurit me iniciale B.D., për shkak të veprave penale “Vrasja e rëndë”, dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

I pandehuri akuzohet se me datë 23 mars 2025 rreth orës 20:30 minuta në rrugën “Galip Badivuku” në Vushtrri, me dashje e ka privuar nga jeta viktimën A.Z., duke e gjuajtur dhe goditur viktimën tri (3) herë në trup. Viktima A.Z., si pasojë e plagëve të shumëfishta të shkaktuara nga predhat e hedhura nga arma e zjarrit pëson dëmtime të rënda në mushkëri dhe mëlçi duke i sjellë gjakderdhje masive dhe pamjaftueshmëri të menjëhershme respiratorë, i njëjti ndërron jetë në Repartin e Emergjencës në Spitalin e Vushtrrisë, po ashtu nga të shtënat nga arma e zjarrit e të pandehurit në rrugë publike vihet në rrezik edhe jeta e personave tjerë.

Gjatë arrestimit, të pandehurit B.D., i është gjendur dhe sekuestruar arma me të cilën është kryer vepra penale, dhe e cila ka qenë në posedim në kundërshtim me Ligjin Nr.05/L -022 për Armë.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, me rastin e ngritjes së aktakuzës ka kërkuar nga gjykata që të pandehurin t`a shpallë fajtor për veprat e kryera penale dhe t`a dënojë sipas ligjit.

Lajme të ngjashme