Aktakuza për sulmin mbi Ibër-Lepencin: Kajtazi bën një lidhje të propagandës serbe anti-ShBA me atë të VV-së - NACIONALE

Aktakuza për sulmin mbi Ibër-Lepencin: Kajtazi bën një lidhje të propagandës serbe anti-ShBA me atë të VV-së

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Në aktakuzë për sulmin mbi kanalin e Ibër-Lepencit gjendet e evidentuar edhe propaganda shtetërore e Shërbimit Ushtarak të Serbisë ndaj KFOR-it amerikan, përkatësisht Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Vehbi Kajtazi, gazetar, sheh ndërthurrje të klimës antiamerikane që Serbia synon të ndërtojë në Kosovë, me atë të Veatëvendosjes.

“Këtu e kemi edhe një akuzë. Që shteti i Serbisë, nëpërmjet shërbimit ushtarak, pra strukturave të saj, janë të përfshirë në dezinformim dhe propagandë kundër KFOR-it amerikan. Pra, rrjedhimisht kundër ShBA-së. Në Kosovë, veçanërisht këto vitet e fundit, ka një frymë çdo ditë në rritje antiamerikane mes nesh. Dhe kjo vjen, se Serbët investojnë në këtë drejtim, dhe në këtë kohë, ne kemi edhe eksponentë të partisë që mban pushtetin, përfshirë ata militantët e tyre, që çdo ditë e më shumë janë agresivë ndaj ShBA-së. Kqyrne rastin e fundit në faqen e ambasadës amerikane ku reagoi sërish Listën Serbe, çfarë gjhe përdoret ndaj ShBA-së”, tha Kajtazi në Rubikon.

“Ti e ke deklaratën e Dimal Bashës, Kryetar i Kuvendit, i cili thotë çfarë rëndësie ka Shtëpia e Bardhë për neve, nuk ka kurrëfarë rëndësie. Pra është një frymë në rritje të këtij pushteti që kultivojnë frymë antiamerikane ndërkohë që në aktakuzë e ke që shteti i Serbisë angazhohet për klimnë propagande e dezinfromimi kundër ShBA-së”, tha ai.

Lajme të ngjashme