Aktakuza ndaj drejtoreshës, reagon komuna e Bullqit: Ka mbrojtur pronat komunale dhe interesin publik - NACIONALE

Aktakuza ndaj drejtoreshës, reagon komuna e Bullqit: Ka mbrojtur pronat komunale dhe interesin publik

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Komuna e Podujevës ka reageuar lidhur me raportimin e Nacionales për ngritje të aktakuzë sndaj drejtoreshës për Gjeodezi dhe Kadastër në Komunën e Podujevës, Saranda Stublla-Uka, nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, me arsyetimin se e njëjta nuk e ka zbatuar vendimin e Gjykatës Komunale të Podujevës.

Në këtë komunikatë, zyra për Marrëdhënie me Publikun dhe Informim e Komunës së Podujevës ka bërë të ditur se lënda për të cilën është ngritur aktakuza ndaj drejtoreshës Stublla-Uka ka filluar që në vitin 2013.

Në reagim më tej thuhet se për këtë lëndë në vitin 2015 i është ngritur aktakuzë edhe ndaj ish drejtorit të Pronës, Kadastrit dhe Gjeodezisë, A.Ll, kurse në vitin 2018 është hedhur poshtë kjo aktakuzë nga Gjykata Themelore Prishtinë.

Komuna pretendon se ky rikthim nuk ka bazë, duke u bazuar në faktin se në vitin 2020 u ngrit një aktakuza e ngjashme ndaj ish-drejtorit, por procedurat u pushuan me vendim të gjykatës në vitin 2022.

Lajme të ngjashme