Aktakuza ndaj 23 zyrtarëve policorë: Pranuan ryshfet nga qytetarët e Kosovës dhe të Shqipërisë
Më 26 dhjetor të vitit të kaluar, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka treguar se ka ngritur aktakuzë ndaj 23 zyrtarëve policorë.
Në akuzën që e ka siguruar “Betimi për Drejtësi”, thuhet se zyrtarët policorë ngarkohen për korrupsion të kryer në pikën kufitarë Qafë-Morinë.
Sipas akuzës, të njëjtit në periudhën kohore, gusht 2021 e deri në janar 2022, në pikën kufitare “Qafë Morinë”, kanë keqpërdorur detyrën zyrtare.
Ata, sipas aktakuzës, gjatë ushtrimit të mandatit kanë pranuar ryshfet nga qytetarët e Kosovës dhe të Shqipërisë, me qëllim që t’iu mundësohet të hyjnë në territorin e Kosovës.
Sipas mediumit në fjalë të akuzuar janë: Ahmet Kasumaj, Ahmet Shabanaj, Agim Hadërgjonaj, Besim Lokaj, Demë Lokaj, Fatmir Sadiku, Fazli Gjonbalaj, Gani Ahmeti, Gëzim Hoxhaj, Gzim Shabani, Gëzim Turkaj, Haki Dobraj, Hamëz Puka, Hysen Hasani, Isa Dobraj, Ismet Tahiraj, Lush Himaj, Mergim Bekaj, Rasim Tolaj, Skender Meta, Xhemë Hadërgjonaj, Xhevdet Haklaj dhe Valon Hoxhaj, të gjithë zyrtarë policorë.