Aksioni në Batllavë: Kështu duken vilat e rrënuara nga Inspekcioni i Podujevës - NACIONALE

Aksioni në Batllavë: Kështu duken vilat e rrënuara nga Inspekcioni i Podujevës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Në Batllavë mëngjesin enjtës ka nisur rrënimi i pesë vilave të ndëruara pa leje përreth Liqenit të Ballavës.

Rrënimi i vilave po urdhër të drejtorisë për Inspekcion në komunën e Podujevës.

Lajmin për rrënimin e tyre ka folur për Nacionalen, zëdhënësi i komunës së Podujevës Fatri Zhitia.

Po mund të ju konfirmoj se në mëngjesin e sotëm ka nisur rrënimi i pesë vilave të ndërtuara pa leje përreth Liqenit të Batllavës. Rrënimi po bëhet me asistencën e Policisë”, ka thënë Zhitia për gazetën.

E rrënimi i këtyre vilave ishte paraparë që të bëhet të hënën, megjithatë për shkak të situatës në veriun e Mitrovicës u shtye deri të enjtën.

Lajme të ngjashme