Aksioni i policisë, Krasniqi: Janë mbyllur institucionet paralele në veri
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka njoftuar se janë mbyllur pesë institucione paralele ilegale të Vetëqeverisjes Lokale pas aksionit të policisë së vendit në katër komunat veriore.
Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ai ka thënë se komunat paralele që nuk do të operojnë më janë:
“1. Qarku i Mitrovicës së Kosovës
2. Komuna paralele e Mitrovicës
3. Komuna paralele e Zveçanit
4. Komuna paralele e Zubin Potokut
5. Komuna paralele e Leposaviqit”.
Ndërkohë, policia në një komunikatë të publikuar pak më herët, njoftoi se opercioni po vazhdon ende.
Policia mes tjerash njoftoi se do të informojnë për të gjitha zhvillimet e reja sa i përket kësaj situate.