Aksion pastrimi në Liqenin e Badocit për mbrojtjen e mjedisit
Liqeni i Badocit është bërë pjesë e një aksioni pastrimi, ku qytetarë të shumtë së bashku me pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë angazhuar në largimin e mbeturinave dhe ruajtjen e ambientit natyror.
Ky aktivitet synon të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e pastërtisë dhe mbrojtjes së mjedisit, duke inkurajuar komunitetin që të kontribuojë në mënyrë aktive në ruajtjen e natyrës dhe hapësirave publike.