Aksion kundër bixhozit të paligjshëm në Skenderaj, policia sekuestron aparate e kompjuter - NACIONALE

Aksion kundër bixhozit të paligjshëm në Skenderaj, policia sekuestron aparate e kompjuter

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka kumtuar lajmin se ka organizuar aksion në Skenderaj.

Në shkrimin e policisë theksohet se dyshimet ishin për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.

Tutje, Policia ka treguar edhe për sekuestrimin e bërë.

“Në lokalin ku dyshohej për veprimtari e dyshimtë, në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe janë sekuestruar:

2 aparate të lojërave te fatit

2 printer

2 kompjutera, dhe materiale të tjera që mund të shërbejnë si dëshmi për rastin në fjalë. Lidhur me rastin në cilësi të të dyshuarit është intervistuar një person i cili më pas është liruar në procedurë të rregullt.” – shkruhet aty.

Lajme të ngjashme