Aksion i Policisë në Bregun e Diellit, arrestohen disa persona - NACIONALE

Aksion i Policisë në Bregun e Diellit, arrestohen disa persona

3 javë më parë

nga NACIONALE

Një aksion i Policisë së Kosovës është zhvilluar sonte në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë, ku janë arrestuar disa persona.

Në pamjet e siguruara nga Nacionale shihen disa automjete policore me drita emergjente, si dhe zyrtarë policorë të angazhuar në vendin e ngjarjes.

Deri tani nuk dihen arsyet e aksionit, numri i saktë i personave të arrestuar apo veprat për të cilat ata mund të jenë të dyshuar.

Nacionale ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë më shumë informata lidhur me këtë operacion dhe rrethanat e arrestimeve. Megjithatë, deri në momentin e publikimit të artikullit, redaksia nuk ka pranuar detaje shtesë nga Policia.

Lajme të ngjashme