Aksion i policisë, arrestohen 5 persona dhe sekuestrohen lëndë narkotike
Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona dhe ka sekuestrua lëndë narkotike.
Në një komunikatë për media, policia ka thënë se aksioni është realizuar në tri lokacione në rajonin e Prishtinës.
“Policia ka realizuar bastisje në tri lokacione: një ne fshatin Dumosh Podujevë, në Podujevë dhe një në Prishtinë. Gjatë bastisjes janë sekuestruar sasi të substancave narkotike, telefona mobil, para te gatshme, vetura dhe dëshmi tjera relevante për rastin.
- 810.5 gr substance e dyshuar e llojit heroinë,
- 137 gr substance e dyshuar e llojit kokainë,
- 9 gr substance e dyshuar e llojit marihuanë,
- një peshore,
- dy vetura,
- dy telefona mobil,
- para te gatshme 895 euro dhe 50 frang zvicerane.
Dy të dyshuarit, me vendim të prokurorit ndalohen për 48 orë” – thuhet në njoftim.
Po ashtu, policia më pas ka arrestuar edhe tre persona të tjerë:
“Po ashtu, pas një pune operative, njësitë relevante policore kanë realizuar edhe një operacion ku kanë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët dyshohet se janë të përfshirë në shit-blerje të substancave narkotike.
Gjatë aksionit janë gjetur dhe sekuestruar:
- 12.1 gramë substancë që dyshohet të jetë narkotike e llojit marihuanë,
- një peshore për matjen e substancave narkotike,
- katër telefona mobil,
- para të gatshme 190 euro.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari i tretë është liruar në procedurë të rregullt”.